Si ndodh një porosi, nga mesazhi te paneli juaj

Kalojeni animacionin
Klientët shkruajnë edhe kur ju flini

Hapni telefonin.
Porosia është gati.

RexChats u përgjigjet klientëve tuaj në Instagram e Facebook, në shqip, dhe e shkruan vetë porosinë me emër, numër e adresë.

Llogaria për dy minuta · pa kartë · pa detyrim

Rruga e një porosie, hap pas hapi:

  1. Klienti dërgon një foto në Instagram dhe shkruan: "Përshëndetje, a e keni këtë produkt?"
  2. Pyet nëse dërgoni në Pejë.
  3. Asistenti e kupton kërkesën dhe e njeh produktin në katalog.
  4. Porosia shkruhet e plotë: Hanorak "Noir", masa L, 1 copë, 24 euro.
  5. Klienti: Blerta Gashi, 044 236 118, rr. Adem Jashari 14, Pejë.
  6. Porosia #1284 regjistrohet si porosi e re, me fletëdërgesën gati. Ju vetëm e konfirmoni.
  7. Paneli i dyqanit tuaj e shfaq porosinë bashkë me shitjet e ditës.

Një punëtor kushton 500€.
RexChats fillon nga 99€.

Të njëjtat mesazhe, të njëjtat porosi, dhe një faturë që nuk ndryshon.

Vetëm në orar

Një punëtor për mesazhet

500€/muaj

Paga minimale bruto në Kosovë, nga 1 korriku 2026.

  • Vetëm një ndërrim, tetë orë
  • Jashtë orarit e në fundjavë, mesazhet presin
  • Për 24 orë duhen 3 ndërrime, mbi 1.500€
Aktiv ditë e natë

RexChats

nga 99€/muaj

Të 24 orët, për më pak se një ndërrim.

  • Ditë e natë, edhe në fundjavë
  • I di përmendsh produktet, çmimet, stokun
  • Porosia e plotë, gati për kurier
Përgjigja e parë e fiton klientin

Sa po ju ikin, me numrat tuaj

Lëvizni katër numrat sipas dyqanit tuaj.

400
40%
70%
25€
Rreth kaq po ju ikin në muaj 1.150€

160 jashtë orarit + 72 me vonesë gjatë ditës · rreth 46 porosi × 25€ · në vit rreth 13.800€

RexChats fillon nga 99€ në muaj dhe nuk fle kurrë.

Provojeni vetë

Bëhuni klient për një minutë. Bëni pyetjet e vështira.

Kërkoni një masë që ka mbaruar, bëni pazar ose ankohuni për një porosi. Shikoni si përgjigjet asistenti.

Ju jeni klienti · zgjidhni përgjigjen

Paneli i dyqanitShembull
Porosi sot1
Presin ju0
Hanorak "Noir", masa L11 copë
Lira B.Këpucë "Urban" 38 · Prizren
Dërguar
Drilona M.Çantë "Minimal" · Pejë
Konfirmuar
Besnik H.Jelek "Fleece" XL · Gjilan
Konfirmuar

Ajo që bën vetë, dhe ajo që lë për ju.

Asistenti e mbyll porosinë. Ju e nisni me kurierin tuaj.

Bën vetë

E njeh produktin nga fotoja

Nga një foto ose një pamje ekrani e gjen produktin në katalogun tuaj, me çmimin e masat që i keni.

Bën vetë

Nuk shet atë që nuk e keni

Pyet për masën, shikon stokun para se të premtojë dhe ju lajmëron kur një masë po mbaron.

Lë për ju

Ju keni fjalën e fundit

Ankesat dhe kthimet kalojnë te ju me gjithë historikun. Asistentin e ndalni edhe vetë, me një prekje.

Mbetet e juaja

Të dhënat janë tuajat

Nuk është softuer fiskal. Nuk raportojmë askund, asnjë institucion nuk i sheh porositë tuaja.

E bëjmë ne

Lidhje zyrtare me Meta

Lidhja bëhet me API-në zyrtare të Meta-s, jo me programe jozyrtare që e vënë llogarinë në rrezik bllokimi.

Çmimet

Zgjidhni paketën sipas bisedave. Nga porositë nuk marrim asgjë.

Pa kontrata afatgjata, anuloni kur të doni. Lidhjen e bëjmë ne, gjithmonë falas.

Fillestar

Për dyqanet e vogla që duan t'i kthejnë netët

99€/muaj

Faturim mujor

  • Deri në 2.500 biseda në muaj
  • Instagram dhe Facebook, të dyja të lidhura
  • E njeh produktin nga fotoja
  • Porosia e plotë dhe fletëdërgesa për printim
  • Paneli me stokun e përditësuar
Paketa kryesore

Standard

Për dyqanet që marrin porosi çdo ditë

199€/muaj

Faturim mujor

  • Deri në 6.500 biseda në muaj
  • Gjithçka që ka Fillestari
  • Shifra: porosi sipas orës, ditës dhe kanalit
  • Në WhatsApp ju përgjigjemi të parëve

Pa Limit

Për dyqanet me shumë porosi në ditë

299€/muaj

Faturim mujor

  • Biseda pa limit
  • Gjithçka që ka Standardi
  • Produktet e reja i fusim ne, brenda ditës
  • Një bisedë me ne çdo tre muaj, mbi shifrat tuaja

Faturë fikse, kurrë surpriza: nëse i kaloni bisedat e paketës, asistenti vazhdon të punojë, dhe ju merrni vetëm një njoftim për ta rritur paketën, kurrë një faturë shtesë.

Pyetjet që na bëjnë më shpesh

Si bëhet lidhja dhe çfarë duhet të bëj unë?
Pothuajse asgjë. Lidhjen e bëjmë ne, bashkë me ju: lidhim Instagram-in dhe Facebook-un me API-në zyrtare të Meta-s, i fusim produktet tuaja me çmime e stok dhe e testojmë bashkë para se të aktivizohet.
Çfarë ndodh nëse asistenti nuk e di përgjigjen ose gabon?
Rregulli i parë i asistentit është të mos supozojë kurrë. Kur nuk është i sigurt, nuk shpik, por pyet klientin për sqarim ose e kalon bisedën te ju menjëherë, me gjithë historikun. Ju i shihni të gjitha bisedat në panel dhe e ndalni asistentin me një prekje, për një bisedë ose për të gjitha.
A punon me kurierin tim?
Po, me cilindo. Porosia ju vjen e plotë në panel, me fletëdërgesën gati për printim dhe me sa duhet t'i marrë kurieri te dera. Ju e nisni me kurierin që përdorni tashmë dhe e shënoni numrin e gjurmimit te porosia.
A i sheh dikush tjetër porositë e mia?
RexChats nuk është softuer fiskal. Nuk raportojmë askund, dhe të dhënat tuaja nuk i shkojnë asnjë institucioni dhe asnjë biznesi tjetër. Porositë dhe produktet mund t'i shkarkoni si skedar Excel (CSV) kurdo nga paneli, dhe llogarinë e fshijmë sapo ta kërkoni.
A punon në WhatsApp ose Viber?
Tani për tani jo. Fokusi është aty ku vijnë porositë, në Instagram Direct dhe Facebook Messenger. WhatsApp-i është në planin tonë. Na shkruani dhe ju njoftojmë të parëve kur të jetë gati.
Si paguhet dhe a ka kontratë afatgjatë?
Fatura ju vjen çdo muaj me email dhe paguhet me transfer bankar. Kontratë afatgjatë nuk ka: anuloni kur të doni, pa asnjë kosto të fshehur.

Dyqani juaj nuk mbyllet më kurrë.

Java e parë falas. Lidhjen e bëjmë ne.

Llogaria hapet për dy minuta dhe java e provës fillon menjëherë. Pas shtatë ditësh vendosni me shifra në dorë.

Krijoni llogarinë falas
Ne lidhim Instagram-in dhe Facebook-un
Asistenti fillon të shesë

Pa kartë · pa detyrim · anuloni kurdo

Java e parë falas · lidhjen e bëjmë ne Filloni falas